Projekti “Shkollat për Shëndetin” ka krijuar rrjetin e Koordinatorëve të Shëndetit në 60 shkollat e përcaktuara për ndërhyrje të thelluar gjatë periudhës dy-vjeçare të zbatimit të tij. Nëpërmjet këtij rrjeti është bërë i mundur shkëmbimi në mënyrë aktive i përvojave dhe praktikave më të mira në takime periodike, promovimi i rolit të Koordinatorit të Shëndetit në shkollë, promovimi i shëndetësisë përmes një sërë aktivitetesh të lidhura me edukimin shëndetësor dhe gjithashtu promovimi i stilet e jetesës dhe sjelljeve të shëndetshme. Vënia në zbatim dhe mirëfunksionimi i Koordinatorit të Shëndetit në shkollë, në shkollat nëntë-vjeçare në Shqipëri, është evidentuar si një model efektiv dhe i qëndrueshëm në edukimin shëndetësor.
Gjithashtu, gjatë vitit të dytë të zbatimit, projekti “Shkolla për Shëndetin” ka mbështetur zhvillimin e manualit i cili udhëzon koordinatorët e shëndetit në nivel shkolle se si të kryejnë me efektivitet përgjegjësitë e tyre dhe të zbatojnë profilin e Koordinatorit të Shëndetit në shkollë, si një model i qëndrueshëm dhe efikas në edukimin e shëndetshëm në shkollat 9-vjeçare në Shqipëri. Ky manual është rezultat i një procesi gjithpërfshirës konsultimi që përfshin përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, shkollat 9-vjeçare dhe ekspertë të promovimit shëndetësor. Për më tepër, projekti ka siguruar përfshirjen e gjetjeve dhe rekomandimeve që rezultojnë nga implementimi pilot i profilit të Koordinatorit të Shëndetit në 30 shkolla. Nëpërmjet pozicionit të Koordinatorit të Shëndetit në shkollë, ka një angazhim të vazhdueshëm për të nxitur një të ardhme më të shëndetshme për nxënësit në Shqipëri.