Gjatë vitit të dytë të implementimit të projektit, janë kryer një sërë ndërhyrjesh gjithëpërfshirëse për ngritjen e kapaciteteve duke përfshirë ofrimin e trajnimeve onsite për mësuesit, specialistët e promocionit shëndetësor, përfaqësuesit e qeverisjes vendore dhe organizatat e shoqërisë civile, duke filluar fillimisht me trajnimin e trajnerëve, të ndjekur nga trajnime në kaskadë, veçanërisht me sesione trajnimi onsite brenda tre rajoneve të targetuara për ndërhryje të thelluar (Durrës, Lezhë, Berat), si dhe trajnime online në qarqet e tjera në të gjithë Shqipërinë.  Në total janë trajnuar rreth 3600 persona në të gjithë vendin. Si rezultat i sesioneve të trajnimit kaskadë, është evidetuar rritje e nivelit të njohurive, si më poshtë:

  • 14.2% në nivelin e njohurive për sëmundjet JST;
  • 19.0% në nivelin e njohurive për aktivitetin fizik;
  • 15.1% në nivelin e njohurive për ushqimin e shëndetshëm;
  • 14.4% në nivelin e njohurive për shëndetin mendor të fëmijëve;
  • 7% në nivelin e njohurive për parandalimin e drogës dhe alkoolit.

Gjithashtu, platforma e-learning ka vijuar në fuqizimin e rreth 3800 përdoruesve në të gjithë vendin, pjesa më e madhe e të cilëve janë mësues. Për më tepër, rreth 580 mësues kanë fituar një kredit të njohur nga Agjencia e Sigurisë dhe Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP), nëpërmjet trajnimit të moduleve të platformës e-learning:

  • Moduli i higjienës personale;
  • Moduli gjithëpërfshirës i edukimit seksual;
  • Moduli i Rëndësisë së një diete të shëndetshme.