Fushatat për promovimin e shëndetit kanë qenë të suksesshme në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e zakoneve të shëndetshme tek fëmijët, prindërit dhe mësuesit. Rreth 25,700 fëmijë kanë përfituar nga aktivitetet në terren të realizuara në kuadër të Projektit “Shkollat për Shëndetin”, veçanërisht nëpërmjet fushatave të Karavanit të Shëndetit. Të gjithë komunitetet në shkollat e përzgjedhura për ndërhyrje të thelluar, kanë marrë pjesë në aktivitetet e zhvilluara nga “Karavan i Shëndetit” në Durrës, Lezhë dhe Berat. Si rezultat i pjesëmarrjes së tyre në aktivitetet e “Karavanit të Shëndetit”, rreth 80.4% ose rreth 1,900 fëmijëve kanë treguar një nivel të kënaqshëm të të kuptuarit (70% ose më shumë përgjigje të sakta për të gjitha pyetjet) për temat që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm, si shëndeti dhe parandalimi i sëmundjeve jo të transmetueshme.

Fushata e Karavanit të Shëndetit, Laç

Gjithashtu fëmijët kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm duke organizuar panaire ushqimore, duke promovuar rëndësinë e mbajtjes së një diete të shëndetshme dhe duke marrë pjesë në nisma që promovojnë një mjedis të pastër dhe të sigurt.

Panairi i Ushqimit, Berat, Nëntor 2022