Projekti “Shkollat për Shëndetin” ka mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në blerjen e dy njësive të lëvizshme për ofrimin e shërbimit të kujdesit dentar (shëndetit oral) për fëmijët në Shqipëri, sidomos për ata që jetojnë në zona rurale. Më 15 shkurt 2023, u zhvillua eventi i prezantimit të njësive të lëvizshme të kujdesit dentar në Tiranë, me pjesëmarrjen e Ministrit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ambasadores Zvicerane. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është e angazhuar në ofrimin e shërbimeve bazë të kujdesit dentar për fëmijët që banojnë në zonat më të thella të Shqipërisë, sipas një orari të mirëpërcaktuar që siguron që këta fëmijë të marrin shërbime periodike të kujdesit dentar.

Njësitë e lëvizshme të kujdesit dentar

© 2021 Shkollat Për Shëndetin. All Rights Reserved.

Na Ndiqni