Projekti mbështeti të 30 shkollat ​​e synuara për ndërhyrje në vitin e parë me materiale anti-COVID duke përfshirë dezinfektues dhe maska ​​​​për fytyrën (si për fëmijët ashtu edhe për stafin e shkollës), si dhe doreza (vetëm për të rriturit). Së bashku me sigurimin e materialeve mbrojtëse, nxënësit e shkollave dhe mësuesit u mësuan/udhëzuan për rëndësinë e larjes së duarve, përdorimin e dezinfektantëve, respektimin e kërkesave për distancën fizike dhe përdorimin e saktë të maskave të fytyrës për mbrojtje personale. Gjithsej 11,132 fëmijë (5,965 djem dhe 5,427 vajza) dhe 840 mësues (178 burra dhe 652 gra). Gjithashtu, janë organizuar 27 sesione informuese me prindër mbi masat parandaluese ndaj COVID-19.

Mënyra se si u organizuan seancat informuese, ndikoi drejtpërdrejt në kërkesën për seanca të tilla: Projekti kishte planifikuar të organizonte 25 seanca me prindërit për masat parandaluese kundër COVID-19, por më shumë prindër shprehën interesim për të marrë pjesë në këto aktivitete informuese. Për shkak të masave parandaluese të COVID-19, nuk mundëm të rrisnim numrin e pjesëmarrësve për seancë dhe për këtë arsye u organizuan dy seanca të tjera për të siguruar plotësimin e nevojave të prindërve. Duke qenë se ky është një projekt mbarëkombëtar, për të rritur shtrirjen dhe për të përfituar më shumë persona, prindërit e ftuar në këto sesione erdhën nga të njëjtat qytete, por jo nga lagjet e 30 shkollave të përzgjedhura për ndërhyrje të drejtpërdrejtë.

© 2021 Shkollat Për Shëndetin. All Rights Reserved.

Na Ndiqni