Projekti ka përgatitur shtatë module trajnimi për mësuesit, stafin e shkollës dhe infermierët. Modulet mbulojnë tema që lidhen me: ushqyerjen e shëndetshme, aktivitetin fizik, shëndetin mendor, shëndetin seksual dhe riprodhues, higjienën dhe mbrojtjen e mjedisit, modulin e trajnimit për mësuesit e biologjisë dhe për mësuesit e aktivitetit fizik, sportit dhe shëndetit. Modulet e trajnimit janë aktualisht në proces akreditimi nga Komisioni i Akreditimit të Programeve të Trajnimit dhe kanë kaluar fazën e parë të akreditimit.

Gjithsesi, trajnimi i mësuesve dhe personelit shëndetësor ka vazhduar gjatë vitit të parë të zbatimit të projektit. Mësuesit e trajnuar do të fitojnë kreditet e tyre në momentin që modulet akreditohen nga Ministra e Arsimit dhe Sportit.

Për më tepër, trajnimi i 153 mësuesve (40 burra dhe 113 gra) konsistoi në pesë modulet e para të trajnimit të përgatitura:

1. Ushqyerja e shëndetshme

2. Rëndësia e aktivitetit fizik dhe shëndetit mendor tek fëmijët e moshës shkollore 6-16 vjeç

3. Promovimi i rëndësisë së shëndetit mendor tek fëmijët e moshës shkollore 6-16 vjeç.

4. Shëndeti riprodhues seksual gjithëpërfshirës

5. Higjiena personale, parandalimi i sëmundjeve infektive tek fëmijët e moshës shkollore 6-16 vjeç dhe mbrojtja e mjedisit.

Për më tepër, 44 specialistë të promovimit të shëndetit, përfshirë stafin shëndetësor të shkollave të tre rajoneve, u trajnuan mbi Modelin Islandez të Promovimit të Shëndetit.

Për më tepër, aktivitetet e gatimit për të rritur përfshinin 218 punonjës të shkollës (98 burra dhe 120 gra) të cilët përgatitnin ushqimet e tyre të shëndetshme në mjediset shkollore. Stafi i shkollës u angazhua për vazhdimin e këtyre aktiviteteve dhe organizimin e kurseve të gatimit me fëmijët në lëndët e tyre përkatëse.

Categories: Lajme