Fushata “Karavani i Shëndetit” u bazua në modelin e suksesshëm të njohur si “Përshëndetje”, i cili u implementua gjatë fazës së parë të projektit zviceran “Shëndet për të gjithë”. Qëllimi “Karavanit të Shëndetit” ishte ndarja e mesazheve të shëndetit në mënyrë sa më atraktive. Pjesëmarrja e fëmijëve, prindërve dhe anëtarëvë të komunitetit në këto aktivitete masive ndihmoi në përmirësimin e ndërveprimit midis tyre lidhur me praktikat e një stili jetese të shëndetshëm.
“Karavani i Shëndetit” shkoi në 26 komunitete të ndryshme nga 30 shkollat e përzgjedhura për ndërhyrje të thelluara. Të gjitha aktivitetet u zhvilluan në mjedise të hapura, në oborret e shkollave ose në sheshet kryesore të qyteteve. Përveç ndarjes së informacionit, aktivitetet promovuan ndërveprimin midis stafit të shkollës dhe komunitetit. Fëmijët u angazhuan në panair ushqimor, ndarjen e informacionit mbi ushqyerjen e shëndetshme dhe zhvillimin e aktiviteteve për një mjedis të pastër.

Gjatë zhvillimit të aktiviteteve, u respektuan masat e distancimit fizik dhe stafi i përfshirë në fushatë, u testua rregullisht për COVID -19. Fushata në tërësi arriti 7447 persona (4078 meshkuj dhe 3369 femra) nga të cilët 7258 ishin fëmijë, 141 mësues dhe 48 prindër. Për më tepër, fushta arriti persona në nevojë si më poshtë:


o Fëmijë me nevoja të veçanta: 75 (31 djem dhe 34 vajza)
o Fëmijë Rom dhe Egjiptian: 238 (116 djem dhe 122 vajza)
o Fëmijë të varfër që vijnë nga familje pjesë e skemës së ndihmës ekonomike: 311 (171 djem dhe 140 vajza)

Në përfundim të fushatës rezultoi se 97% e fëmijëve dhe prindërve të përfshirë në fushatë ishin të kënaqur me të paktën 80% të elementëve të fushatës.

Categories: Lajme