Të gjitha shkollat e përzgjedhura për ndërhyrje të thelluara në vitin e dytë të implementimit të projektit, konsistojnë në shkolla në zonat urbane, peri-urbane dhe rurale dhe përfshinin gjithashtu komunitete vulnerabël (minoritetet rome/egjiptiane ose nga zona të varfra të vendit).
Gjatë vitit të dytë të projektit (Mars 2022 – Shkurt 2023), vetëm përmes ndërhyrjeve të thelluara, projekti ka arritur tek kategoritë e mëposhtme vulnerabël, përqindja e të cilëve brenda përfituesve të projektit është dukshëm më e lartë krahasuar me popullsinë e përgjithshme në Shqipëri:
- Fëmijë romë/egjiptianë: 843 (422 vajza dhe 421 djem);
- Fëmijë nga familjet e varfra: 2108 (986 vajza dhe 1122 djem);
- Fëmijët me nevoja të veçanta: 190 (101 vajza dhe djem 89 djem);
- Prindër/kujdestarë romë/egjiptianë: 230 (223 femra dhe 7 meshkuj);
- Prindërit/kujdestarët në varfëri: 524 (503 femra dhe 21 meshkuj).