Gjatë vitit të dytë të projektit, fushatat e prindërimit pozitiv kanë synuan prindërit dhe anëtarët e komunitetit në zonat urbane dhe rurale në Durrës, Lezhë dhe Berat. Rreth 1,000 prindër kanë marrë pjesë në një sërë ndërhyrjesh që promovojnë stile jetese të shëndetshme, të tilla si praktikat e duhura të higjenës dhe mjedise të sigurta, gjatë sesioneve të prindërimit pozitiv.
 

Gjithashtu, rreth 1,600 prindër kanë marrë pjesë në sesione informative lidhur me ushqimin e shëndetshëm dhe aktivitetin fizik dhe rreth 300 prindër kanë marrë pjesë në panairet e ushqimit. Si rezultat, është evidentuar një rritje e numrit të prindërve dhe kujdestarëve që përgatisin ushqime të shëndetshme në shtëpi dhe që u japin ushqim fëmijëve të tyre për të ngrënë në shkollë.