Gjatë vitit të parë të projektit janë zhvilluar disa mjete digjitale për fëmijë, staf shkollor dhe prindër:

  • “Koronavirus” – Ofron informacion mbi parandalimin e COVID-19 për fëmijët në moshë shkollore 6-16 vjeç.
  • “Jo sheqerit” – Ky aplikacion i ndihmon përdoruesit të reduktojnë sasinë e sheqerit të konsumuar.
  • “Ushqehu shëndetshëm” – Informon mbi ushqyerjen e shëndetshme.
  • “Qendro aktiv” – Nxit aktivitetin fizik dhe ofron ushtrime konkrete për fëmijë.
  • “Fëmijë special” – Aplikacioni i dedikohet fëmijëve me nevoja të veçanta dhe familjeve të tyre.
  • Platforma e-learning – Ofron trajnim në linjë për mësues dhe specialist të promocionit shëndetësor
  • Portali i njohurive – Librari në linjë për të gjitha produktet e projektit

Aplikacionet mund të shkarkohen në “play store” dhe ofrojnë lojra që fëmijët të mësojnë në mënyrë interaktive. Mund të klikoni linkun për t’i shkarkuar aplikacionet: https://play.google.com/store/apps/dev?id=5294719301500523471

Ky projekt nuk i inkurajon fëmijët të luajnë për orë të gjata në telefon, por këto lojra do të përdoren si mjete për të mësuar në shkollë. Mjediset e qendrave burimore ose klubeve të shëndetit mund të përdoren nga të gjithë fëmijët dhe mësuesit e tyre për të organizaur mësimin përmes mjeteve digjitale. Të gjithë aplikacionet janë në shqip në mënyrë që fëmijët prindërit dhe mësuesit t’i përdorin ato në gjuhën amtare.  

Aplikacioni “Fëmijët special” është krijuar për t’ju dedikuar fëmijëve me nevoja të veçanta konjiktive dhe familjeve të tyre. Ky aplikacion, ofron informacion mbi ushqyerjen e shëndetshme, aktivitetin fizik dhe COVID 19 në një gjuhë të adaptuar për fëmijët me nevoja të veçanta në të nxënë.  

Platforma e-learning do të lehtësojë zhvllimin e kurseve për mësues. Të gjitha modulet e trajnimit janë të gatshme në platformë dhe mund të aksesohen nga mësuesit dhe stafi i shkollës përmes kredencialeve të tyre personale. Këto module trajnimi janë në proces akreditimi dhe kanë kaluar fazën e parë nga Komisioni për Akreditimin e Programeve të Trajnimit. Pas zhvillimit të një testi në linjë, të trajnuarit mund të shkarkojnë certifikatën e tyre.

Gjithashtu, është ndërtuar një platfrormë për mesazhe digjitale e cila do të përdoret për të informuar të gjithë përdoruesit e aplikacioneve në raste emergjencash.     Për më tepër, portali i njohurive shërben si një librari në linjë i të gjithë produkteve të projektit si materiale informuese, broshura, fletëpalosje, studime, etj. Mund të aksesohet nga të gjithë mësuesit, specialistet e promocionit dhe komunitetet më gjerë për të marrë informacion profesional mbi shëndetin.   

Categories: Lajme