Gjatë gjysmës së dytë, të vitit të dytë projektit, janë zhvilluar termat e referencës për specialistët e promocionit shëndetësor në nivele të ndryshme të sistemit të kujdesit shëndetësor, duke përfshirë njësitë lokale të kujdesit shëndetësor, Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS). Është me rëndësi të theksohet se, në Shqipëri nuk ishin ndërtuar më parë termat e referencës për specialistët e promovimit të shëndetit, duke e bërë edhe më të domosdoshëm kontributin e projektit. Duke ofruar mbështetjen e nevojshme për zhvillimin e termave të referencës, është hedhur baza për vlerësimin e performancës bazuar në prova, duke rritur njëkohësisht transparencën, llogaridhënien dhe përgjegjësitë e përgjithshme të specialistëve të promocionit shëndetësor në të gjithë Shqipërinë. Kjo arritje shënon një hap të rëndësishëm përpara në avancimin e standardeve profesionale brenda fushës, duke siguruar që përpjekjet për promovimin e shëndetit të përputhen me praktikat më të mira dhe të nxisin një kulturë ekselence në sistemin e kujdesit shëndetësor në Shqipëri.
Forcimi i kapaciteteve të shkollës për promocionin shëndetësor tek fëmijët
Implementimi i ndërhyrjeve të thelluara në shkollat e përzgjedhura ka sjellë progres të dukshëm në aktivitetet jashtëshkollore dhe promovimin e temave që lidhen me shëndetin. Në mënyrë të dukshme, krijimi i shtatë klubeve të shëndetit, Read more…