Fushata e Prindërimit Pozitiv ka përfshirë 813 prindër (92% e të cilëve gra, 11%  prindër romë ose egjiptianë dhe 26% që marrin ndihmë financiare. Prindërit e përfshirë në këtë aktivitet të projektit morën pjesë në një sërë aktivitetesh që promovonin stil të shëndetshëm jetese, si higjiena e duhur dhe praktikat e sigurta mjedisore. Gjatë vitit 2022, në zonat urbane dhe rurale të të tre qarqeve (Lezhë, Durrës dhe Berat) u zhvilluan aktivitete që targetonin prindërit dhe anëtarët e komunitetit, duke promovuar prindërimin pozitiv dhe duke rritur nivelin e njohurive dhe aftësive të tyre në lidhje me angazhimin në sjellje të shëndetshme. Ndërhyrjet mbi prindërimin pozitiv ishin të dobishme për prindërit/kujdestarët në zhvillimin e marrëdhënieve më të forta me fëmijët e tyre dhe janë parakusht për nxitjen e sjelljeve afatgjatë të një jetese të shëndetshme. Fushata e Prindërimit Pozitiv solli një rritje në përqindje të numrit të prindërve dhe kujdestarëve që përgatisin ushqime të shëndetshme në shtëpi me 12% dhe të atyre që u japin ushqim fëmijëve për të ngrënë në shkollë, me 11%. Gjithashtu, disponueshmëria e ushqimeve jo të shëndetshme në mjediset e shkollës është ulur ndjeshëm.

© 2021 Shkollat Për Shëndetin. All Rights Reserved.

Na Ndiqni