“Shkollat për Shëndetin” ka vijuar në krijimin e partneriteteve të qëndrueshme dhe efektive me qeveritë vendore, Organizatat e Shoqërisë Civile dhe agjentët kryesorë të ndryshimit.

Nëpërmjet partneriteteve efektive me pushtetin vendor dhe angazhimit të fortë për një bashkëpunim shumësektorial dhe ndërsektorial, projekti ka realizuar me sukses ndërhyrje të ndryshme, të cilat rezultojnë në ndërtimin e kopshteve dhe këndeve të lojërave në shkollat 9-vjeçare në Elbasan, Belsh, Devoll, Poliçan, Peqin dhe Prrenjas. Këto grante janë realizuar me pjesëmarrje aktive nga pushteti vendor, shkolla, shoqëria civile dhe sektori privat.

Gjithashtu, projekti ka ofruar 15 grante për Organizatat e Shoqërisë Civile dhe agjentët kryesorë të ndryshimit, duke përfshirë individë dhe grupe individësh, për promovimin e sjelljeve të shëndetshme, të tilla si promovimi i të ushqyerit të shëndetshëm, aktiviteti fizik, mjedise të pastra në zonat përreth shkollave dhe në qytet, dhe promovimi i shëndetit riprodhues tek fëmijët në shkollë (duke filluar nga klasa e shtatë).