Projekti “Shkollat për Shëndetin” po shqyrton aktualisht nevojën urgjente për të ngritur dhe forcuar rolin dhe përgjegjësitë e “Koordinatorëve të Shëndetit” në nivel shkollash në Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët e përfshirë. Emërimi i “Koordinatorit të Shëndetit” konsiderohet thelbësor për të siguruar praninë e një punonjësi të caktuar në çdo shkollë, i cili duhet të jetë përgjegjës për koordinimin dhe harmonizimin e përgjithshëm të programeve të promovimit të shëndetit që zbatohen në shkolla.

Në 30 shkolla të caktuara për ndërhyrje të thelluar gjatë vitit të parë të zbatimit në rajonet Elbasan, Korçë dhe Kukës, është ngritur me sukses një rrjet koordinatorësh të shëndetit në shkolla. Rrjeti është funksional nëpërmjet takimeve periodike, përmes të cilave shkëmbejnë përvojat, sfidat dhe mundësitë për tejkalimin e tyre. Koordinatorët e Shëndetit do të nxisin dhe monitorojnë zbatimin e programeve të promovimit të shëndetit dhe do të shërbejnë si avokatë kryesorë për nxitjen e ndryshimeve pozitive të sjelljes tek fëmijët dhe familjet e tyre përkatëse. Gjithashtu, projekti “Shkollat për Shëndetin” po mbështet zhvillimin e një manuali (udhëzuesi) praktik që do të ndihmojë koordinatorët e shëndetit në zbatimin e aktiviteteve dhe integrimin e tyre  në aktivitetet ndërkurrikulare në planet vjetore të shkollat respektive.

Përgjegjësia kryesore e Koordinatorit të Shëndetit në shkollë, i njohur edhe si “Personi ndërlidhës i shëndetit”, është të punojë ngushtë me të gjithë stafin përkatës të shkollës, këshillin e prindërve, strukturat drejtuese të fëmijëve, pushtetin vendor, zyrën arsimore lokale, njësitë vendore të kujdesit shëndetësor, organizatat e shoqërisë civile dhe gjithë komunitetin për të siguruar zbatimin në kohë dhe efektiv të planeve vjetore të punës për të gjitha ndërhyrjet dhe programet që lidhen me promovimin e shëndetit të parashikuara në nivel shkolle.

© 2021 Shkollat Për Shëndetin. All Rights Reserved.

Na Ndiqni