Krijimi i “Klubeve të shëndetit” dhe “Qendrave burimore” në shkolla ka promovuar ndryshime pozitive të sjelljes përmes demonstrimeve praktike, video-prezantimeve, lojërave të ngjashme, etj. Krijimi i klubeve të shëndetit/qendrave burimore ka rritur mundësitë për realizimin e aktiviteteve jashtëshkollore si organizimi i Konkurseve Digjitale të Shëndetit etj. Në kuadër të projektit janë krijuar gjithësej 7 klube shëndeti për të lehtësuar mjediset e përshtatshme, me qëllim zhvillimin e orëve të lidhura me temat shëndetësore. Për më tepër, 8 qendra burimore janë krijuar ose rinovuar në shkolla për të shërbyer si burim informacioni si për fëmijët ashtu edhe për prindërit e tyre (edhe pse të dedikuara veçanërisht për fëmijët me nevoja të veçanta).
