Pas optimizimit të pesë aplikacioneve Android të zhvilluara në vitin e parë, në vitin e dytë, projekti “Shkollat për Shëndetin” ka zhvilluar pesë aplikacione edhe në iOS: “Jo Sheqerit”, “Qëndro Aktiv”, “Ushqehu Shëndetshëm”, “Praktikat e Higjenës së mire” dhe aplikacioni për fëmijët me nevoja të veçanta. Aplikacionet mund të shkarkohen nga: Shkarko programet – Shkollat per Shendetin .
Gjithashtu, në kuadër të projektit janë organizuar 80 konkurse Digjitale të Shëndetit ndërmjet grupeve të ndryshme të fëmijëve në mjedise të ndryshme në rrethet Tiranë, Lezhë, Elbasan dhe Korçë, nga të cilat 25% u zhvilluan në zonat rurale. Si rezultat i seancave të trajnimit që përdorin mjetet online (aplikacionet digjitale) dhe po ashtu sesioneve informuese rreth praktikave të shëndetshme të sjelljes, është konstatuar një rritje në nivelin e njohurive dhe të kuptuarit të zakoneve të jetesës së shëndetshme tek fëmijët, si më poshtë:
- Rreth 71% e fëmijëve kanë identifikuar saktë përfitimet shëndetësore të aktivitetit fizik;
- Rreth 76% e fëmijëve kanë identifikuar saktë praktikat e mira higjienike;
- Mbi 90% e nxënësve kanë një kuptim të saktë të ushqimeve që përmbajnë një sasi të konsiderueshme sheqeri dhe;
- Mbi 85% e nxënësve kanë një kuptim të saktë të një vakti të ndërmjetëm (snack) të shëndetshëm.
