Aktualisht, ofrohen shtatë kurse trajnimi të aksesueshme nëpërmjet platformës e-learning, të cilat janë akredituar zyrtarisht nga ASCAP (Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar) me nga një kredit profesional për secilin kurs. Modulet e trajnimit ofrohen pa pagesë nga projekti dhe çdo anëtar i stafit të shkollës që përfundon me sukses modulin merr një kredit profesional të njohur nga ASCAP. Në periudhën Mars-Gusht 2022, 439 përdorues (mësues dhe personel i shkollës) janë trajnuar online. Midis tyre, 20% e përdoruesve janë trajnuar duke fituar një kredit profesional të njohur nga ASCAP.
Miratimi zyrtar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) i moduleve të trajnimit për mësuesit, i mundësoi projektit të zgjerojë aksesin në njohuri jo vetëm për shkollat e përzgjedhura për ndërhyrje, por edhe për të gjithë mësuesit në nivel kombëtar nëpërmjet e-learning.
Niveli i njohurive për kontrollin dhe parandalimin efektiv të SJT-ve është rritur me rreth 16% tek mësuesit, 20% tek specialistët e promovimit të shëndetit, 31% tek specialistët e bashkive dhe 27% tek përfaqësuesit lokalë të OSHC-ve të trajnuar.
Në tërësi, 769 persona janë trajnuar në prezencë përmes “Trajnimit të trajnerëve” (TOT) dhe/ose platformës “e-learning”. Në bashkëpunim të ngushtë me Zyrat Vendore Arsimore Parauniversitare përkatëse, 15 (TOT)për mësuesit dhe 12 (TOT) për specialistë të shëndetit, pushtetit lokal dhe përfaqësues të shoqërisë civile u zhvilluan në Durrës , Berat dhe Lezhë. Metoda (ToT) aktualisht po ndiqet nga një qasje trajnimi kaskadë për të fuqizuar dhe rritur numrin e mësuesve dhe përfituesve të tjerë.
Përveç kësaj, platforma e-learning do të përdoret për të zhvilluar dhe ofruar kurse trajnimi online edhe për specialistët e promovimit të shëndetit.