#ShkollatpërShëndetin, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, i cili zbatohet nga Save the Children, hapi zyrtarisht siparin e veprimtarisë së tij me 16 Nëntor 2021 në Tiranë.
Pjesëmarrës kryesor në këtë aktivitet ishin Adrian Maître, Ambasadori Zviceran në Shqipëri dhe Ogerta Manastirliu , Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Kushi, Ministre e Arsimit dhe Sportit si dhe drejtues dhe përfaqësues të tjerë të bashkive, institucioneve shëndetsore dhe arsimore, mësues dhe fëmijë.
Projekti shtrihet në të gjitha shkollat e Shqipërisë, duke përfshirë këtu fëmijët, mësuesit, personelin ndihmës, autoritetet shkollore, prindërit e fëmijëve, si dhe të gjithë komunitetet.
Ai synon promovimin e sjelljeve të shëndetshme tek fëmijët dhe përmirësimin e njohurive dhe aftësive të nevojshme të fëmijëve për të parandaluar sjelljet e rrezikshme lidhur me sëmundjet jo të transmetueshme dhe për t’u përballur me emergjencat mjekësore, si COVID-19.
#Embassy of Switzerland in Albania