Fëmijët e moshës 10-16 vjeç kanë përqafuar mjetet dixhitale dhe kanë zgjeruar njohuritë e tyre për praktikat e një stili jetese të shëndetshme nëpërmjet përdorimit të aplikacioneve digjitale dhe Konkurseve Digjitale të Shëndetit. Konkurset me një impakt të gjerë tek vetë fëmijët, janë zhvilluar në Durrës, Korçë, Lezhë, Tiranë, Elbasan dhe Berat, duke patur dy objektiva kryesore. Duke ndërthurur edukimin me argëtimin, Projekti “Shkollat për Shëndetin” synon të nxisë nivele më të larta angazhimi dhe rritje të njohurive tek fëmijët, duke sjellë një ndikim pozitiv në stilin e një jetese të shëndetshme.
