Në Mars të vitit 2020, organizata “Save the Children” ka filluar zbatimin e një projekti për promocionin shëndetësor dhe parandalimin e sëmundjeve jo të transmetueshme (SJT) midis nxënësve të shkollave 9-vjeçare në Shqipëri.

Ky është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i emërtuar: “Shkollat për Shëndetin”.

Projekti përbëhet nga një fazë fillestare 1-vjeçare (Mars 2020 – Shkurt 2021),e ndjekur nga një fazë kryesore 4-vjeçare (Mars 2021 – Shkurt 2025).

Në kuadër të Fazës Fillestare të projektit “Shkollat për Shëndetin”, bëhet thirrje për zhvillimin e manualeve praktike (udhëzuesve) që do të synojnë të gjithë nxënësit e shkollave të grupmoshës 6-15 vjeç dhe do të kontribuojnë drejtpërdrejtë në promovimin e sjelljeve të shëndetshme (praktikave, ose mënyrës së jetesës) midis nxënësve shkollorë në Shqipëri.

Qëllimi dhe objektivat e projektit

Qëllimi i projektit “Shkollat për Shëndetin” është të zvogëlojë ekspozimin
ndaj faktorëve kryesorë të rrezikut për SJT-të në popullatën
shqiptare në përgjithësi, por me një fokus të veçantë te nxënësit e shkollave 9-vjeçare.

Faza Fillestare synon hartimin e një qasjeje të strukturuar dhe të qartë të zbatimit që do të udhëzojë ndërhyrjen e Fazës Kryesore në lidhje me arritjen e qëllimit përfundimtar të projektit që është angazhimi i nxënësve shqiptarë në
sjellje të shëndetshme.

Aktivitetet kryesore të projektit

Faza kryesore e projektit “Shkollat për Shëndetin” parashikon një gamë të gjerë aktivitetesh që do të konsistojnë në tre rezultatet e mëposhtme:

  1. Aktivitete me përfituesit e drejtpërdrejtë të projektit (fëmijët dhe prindërit/ kujdestarët e tyre): rritja e njohurive dhe aftësive në lidhje me parandalimin e SJT-ve dhe praktikat e shëndetshme të sjelljes.
  2. Aktivitete me personelin e shkollave dhe personelin shëndetësor në nivel lokal (vendor): trajnime dhe ngritje të kapaciteteve për promovimin e një stili jetese të shëndetshëm në mesin e fëmijëve. .
  3. Aktivitete me pushtetin në nivel qendror dhe lokal (vendor):ngritja e kapaciteteve në mënyrë që autoritetet në të gjitha nivelet të mundësojnë mjedise mbështetëse për promovimin e praktikave dhe sjelljeve të shëndetshme midis nxënësve të shkollave dhe familjeve të tyre. .

Organisational Structure

About The Project

© 2021 Shkollat Për Shëndetin. All Rights Reserved.

Na Ndiqni